Wikinomia
"Në vitet e fundit, bashkëpunimi tradicional- në një dhomë të takimeve, një thirrje në konferencë, bile edhe një qendër kuvendimi- është zëvendësuar me bashkëpunime të një shkalle astronomike. Sot, enciklopeditë, agjencitë e fluturimit, sistemet operative, fondet e përbashkëta, dhe shumë artikuj të tjerë po formohen nga ekipe që numërojnë mijëra apo edhe miliona anëtarë. Derisa disa udhëheqës frikësohen nga rritja e madhe e këtyre komuniteteve masive online, Wikinomia vërteton se kjo frikë është çmenduri. Firmat e zgjuara mund të shfrytëzojnë aftësinë dhe gjeniun kolektiv për të nxitur risitë, rritjen dhe suksesin."
Ky është paragrafi hyrës i një prezentimi të shkurtër rreth librit të Don Tapscott dhe Anthony
D. Williams të publikuar për herë të parë në muajin dhjetor të vitit 2006, “Wikinomics: How Mass Collaboration Changes Everything” (“Wikinomia: Si bashkëpunimi në masë ndryshon gjithçka”). Zhvillimi teknologjik dhe evoluimi i Internetit bie deri te ndryshimi i metodave tradicionale të zhvillimit të bizneseve. Wiki (një fjalë që buron nga gjuha Havaiane e që dmth “shpejt”) është një web faqe kolaborative që mund të editohet nga të gjithë ata që kanë qasje në të (Enciklopedia online Wikipedia është wiki më i popullarizuar. Do të dukej kështu po të publikohej në vëllime librash). Blogjet, faqe elektronike që mundësojnë publikimin e lehtë, të shpejtë dhe në mënyrë kronologjike të informatave në Internet, janë një kompenent tjetër me rëndësi i ndikimit të botës digjitale në revolucionarizimin e botës së biznisit.
ose mund të plotësoni këtë
|